subscribe
Futën kotelen në thes dhe e lanë në pyll, pas një jave familjes nga Elbasani i ndodh e pabesueshmja

Mistere

Futën kotelen në thes dhe e lanë në pyll, pas një jave familjes nga Elbasani i ndodh e pabesueshmja

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 00:30
Ilustrim

Kanë hedhur macen e vogël në pyll, por nuk u ka besuar syve çfarë i ka ndodhur pas një jave.

Një familje me banim në qytetin e Elbasanit ka mbetur e tronditur për veprimin që ka bërë.

Familja kishte disa mace në shtëpi dhe vendos të sakrifikojë më të voglën. Por për të mos e vrarë, i zoti i shtëpisë e fut në thes dhe e hedh në pyll disa kilometra larg qytetit. Edhe pse ka qarë e vetmuar në mes të shkurreve, burri është larguar pa mëshirë. Kaq ishte një gjë për tu harruar. Por…

Pas një jave, herët në mëngjes pjesëtarët e familjes kanë dëgjuar zërin e mekur të një maceje që qante. Ata kanë hapur derën e shtëpisë dhe kanë mbetur pa frymë kur kanë parë vogëlushen që kishin braktisur, shkruan Infoelbasani.al.

Menjëherë e kanë marrë dhe janë kujdesur për atë duke e ushqyer dhe larë. Ata bënë me dije për infoelbasani.al se nuk do ta bëjnë kurrë më këtë veprim.

Kafshë të tilla shtëpiake si qeni apo macja, zotërojnë dhuntinë e jashtëzakonshme të orientimit dhe kthehen gjithnjë në shtëpinë e tyre.