subscribe
Arkeologët zbulojnë dhomën sekrete në Piramidën e Madhe

Mistere

Arkeologët zbulojnë dhomën sekrete në Piramidën e Madhe

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 21:55
Dhoma sekrete në Piramidën e Madhe

Një ekip ndërkombëtar i arkeologëve beson se ka gjetur lokacionin e dhomës sekrete në Piramidën e Madhe me ndihmën e teknologjisë laserike, me të cilën është bërë harta e kësaj piramide të vjetër 4.500 vjet në Egjipt.

Medi Tajubi, kryetar i Instituti për inovacione për ruajtjen e trashëgimisë, ka lansuar projektin e skanimit të piramidës, së bashku me Fakultetin teknologjik të Universitetit në Kajro, i cili në bazë të termografisë me rreze infra të kuqe ka konfirmuar ekzistimin e dhomës sekrete në strukturë. Tash arkeologët duhet të gjejnë lokacionin e saktë të dhomës.

Por, arkeologët tjerë të cilët marrin pjesë në projekt, kanë parashikime të rezervuara. Ish-ministri i Antikës dhe egjiptologu i njohur Zahi Havas, tash për tash dhomën sekrete e quan “anomali” në mesin e blloqeve të gurit.

Piramida e Madhe ose e Keopsit është emëruar sipas faraonit nga dinastia e katërt, të cilën e ndërtoi ndërmjet viteve 2580 – 2560 Para Erës së Re. Ky ndërtim ishte me plot thesare dhe hulumtuesit e dikurshëm nuk kanë treguar interesim për të. Kalifi Al-Mamun në vitin 820 ka gërmuar tunele në muret e saj, duke tentuar të zbulojë sekretet e saja, ndërsa egjiptologët nga shekulli 19, Richard Vise dhe Giovani Batista Kavilo gjetën rrugën në brendësi të saj përmes dinamitit.

Tash teknologjitë  e reja depërtojnë përmes strukturës pa kurrfarë nevoje të përdorimit të metodave agresive.