subscribe
Vajzat e reja në Afrikë shtypin gjinjtë, arsyeja e tmerrshme

Mistere

Vajzat e reja në Afrikë shtypin gjinjtë, arsyeja e tmerrshme

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 18:12
Ilustrim

Veronica 28 vjeçe, masazhon gjinjtë e vajzës së saj 10-vjeçare Michelle, ndërkohë fëmijët e tjerë të saj e shohin. Veronica filloi të rrafshojë gjinjtë e Michelle-s shtatë muaj para se fotografja egjiptiane Heba Khamis t’i fotografonte ato. Vajza më e madhe e saj nuk është fotografuar pasi kishte refuzuar që t’i hiqeshin gjinjtë.

Ajo ishte vetëm 28 vjeçe, gati për t’u bërë gjyshe, dhe më e moshuara e pesë vajzave të saj kishte mbetur shtatzënë në moshën 14 vjeçare. Ajo ishte vendosur të mbante vajzat e saj të tjera për të bërë të njejtin gabim, kështu në nëntorin e kaluar në një fshat pranë qytetit Bafoussam në Kamerun, ajo solli 10 vjeçaren dhe 7 vjeçaren e saj për t’ua rrafshuar gjinjtë e tyre.

Ajo mori një gur të madhësisë së pëllëmbës së saj, që normalisht përdoret për të shtypur barishte, duke e shtypur atë në gjinjtë e vajzave të saj dhe e masazhoi për 10 minuta, ndërsa vajza tjetër duket e nervozuar. Fotografja egjiptiane Heba Khamis kohët e fundit e kishte vizituar Kamerunin, ku ajo udhëtoi në shumë fshatra dhe qytete për të folur me gratë dhe vazjat të cilave u ishin hekurosur gjinjtë, e cila është një përpjekje e kotë për të parandaluar rritjen e gjinjve të rinj, raportoi “Newsweek”, transmeton Periskopi.

Praktika për hekurosjen e gjinjve merr forma të ndryshme – disa lidhin një rrip për të lidhur gjinjtë, ndërsa të tjerët ngrohin një guri të mullirit, një pllak druri dhe pastaj i përdorin ato për t’i shtypur gjinjtë. Viktimat e kësaj torture zakonisht janë fëmijët e gjinisë femërore të moshës 8 dhe 12 vjeç.

Rebecca Tapscott, një post-doktorante në Institutin e Gjenevës – Qendra Demokratike e Albert Hirschman, e cila ka hulumtuar atë që ajo preferon të thërrasë rrafshimin e gjirit, thotë se gratë e Kamerunit e përshkruajnë atë si “dërgimin e gjirit mbrapa prej ku ka ardhur”.

Studimet kanë shikuar në efektet afatshkurtra apo afatgjata të hekurosjes së gjirit, mjekët i thanë Tapscott se praktika mund të shkaktojë infeksione, gunga beninje dhe probleme të tjera. Pothuajse një e katërta e grave në Kamerun iu nënshtrohen kësaj praktike.

Meqenëse këto procedura janë shumë të dhimbshme, megjithatë nënat e vajzave të reja thonë se ato përpiqen t’i mbrojnë ato. Në shtetet afrikane fenomeni i shtatzënive në moshë të re është shumë i shpehtë, dhe për këtë shumë nëna e përdorin hekurosjen e gjinjve të vajzave të tyre të reja për t’i parandaluar shtatzanitë.

Gjithashtu ato deklarojnë se me rrafshimin e gjinjve vonohet pjekuria seksuale e vajzave të reja dhe reduktohen rreziqet për t’u përdhunuar ato seksualisht.

Hekuri i cili rrafshon gjinjtë e vajzave, shumë besojnë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e vajzave në një shoqëri ku mungon edukimi seksual në shtëpi dhe në shkollë, ku kontraceptivët janë jo-popullor dhe aborti është i paligjshëm.