subscribe
Lindën djalë me farëzim artificial – pas 6 vitesh, babai zbuloi të vërtetën tronditëse!

Mistere

Lindën djalë me farëzim artificial – pas 6 vitesh, babai zbuloi të vërtetën tronditëse!

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:16
Ilustrim

Kjo është historia e trishtueshme e një babai i cili pas disa vitesh zbuloi se djali i tij 6 vjeçar nuk ishte në fakt i biri i tij.

Gjithçka nisi në fillim të vitit 2005 kur Jonathan Grindon, rreth të 50-tave dhe gruaja e tij Annette, pas 2 vitesh martesë vendosën të bëjnë një fëmijë së bashku.

Farëzimi artificial ishte e vetmja mënyrë e tyre për t’u bërë me fëmijë dhe kështu ata u vendosën në një klinikë fertiliteti spanjolle, ku procedura për dhurimin e vezëve u kushtoi 7 mijë paund.

Jonathan depozitoi një mostër të spermës së tij në një nga vizitat në klinikë.

Më vonë gruaja e tij Annete shkoi vetëm në klinikë, por nuk përdori spermën e Jonathan për të mbetur shtatzënë.

Jonathan, krejtësisht i pavetëdijshëm për mashtrimin që i ishte bërë, u gëzua shumë kur mori vesh që gruaja ishte shtatzënë dhe kur në tetor lindi djali.

Por pas 18 muajsh martesa e tyre nuk po funksiononte më dhe Jonathan vendosi të ndahej, duke marrë përsipër shpenzimet vjetore për djalin.

Por kur Timothy, ishte 6 vjeç, ai zbuloi lajmin e trishtueshëm që ai nuk ishte djali i tij biologjik.

“Nuk ka dënim më të madh se sa kur djali që t’i ke rritur dhe je lidhur me të, i bindur plotësisht se ai është fëmija jot, papritmas ta rrëmbejnë nga jeta,” shprehet Jonathan i cili pasi zbuloi mashtrimin e paditi gruan në gjykatë, dhe u kompensua me 40 mijë paund.

“Shpresa ime e vetme është që kur djali të rritet, të më kërkojë sërish pasi të jetë në gjendje të vendos vetë,”, thotë ai.