subscribe
Përse nuk duhet t’i lini fëmijët me gjyshërit

Mistere

Përse nuk duhet t’i lini fëmijët me gjyshërit

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 16:43
Ilustrim

Shkencëtarët thonë se prindërit nuk duhet t’i lenë fëmijët me gjyshërit, pasi sipas tyre, është e dëmshme për shëndetin e të vegjëlve. Madje ekspertët thonë se gjyshërit me sjelljen e tyre rrisin shanset që në një të ardhme, fëmijët të preken nga kanceri.

Sipas një studimi të ri të publikuar nga e përditshmja britanike “Mirror”, gjyshërit i përkëdhelin tej mase nipërit e tyre, me ëmbëlsira e ushqime të tjera të pa kontrolluara, si ato me yndyra të tepërta.

Ata i lejojnë gjithashtu të vegjlit që të qëndrojnë brenda, duke luajtur në kompjuter, apo duke parë televizor, në vend që të vrapojnë e të luajnë jashtë.

Studimi në fjalë thotë gjithashtu se gjyshërit tymosin duhan para të vegjëlve, duke i ekspozuar ata kështu me tymin e duhanit e në të njëjtën kohë duke u dhënë një shembull të keq.

Megjithatë, në gjithë këto efekte negative, shkencëtarët dolën në konkluzionin se ekspozimi i fëmijëve ndaj këtyre rreziqeve nga gjyshërit e tyre është i paqëllimshëm.

Të dhënat surprizuese bazohen në analizën e punëve kërkimore të mëparshme, për influencën që kanë gjyshërit tek stili i jetesës në një të ardhme tek fëmijët.

Autorja e këtij studimi, që udhëhoqi grupin e punës, Dr Stephanie Chambers nga Universiteti i Glasgow në Skoci tha: “Teksa përfundimet janë të qarta, se ekspozimi ndaj duhanit dhe dhënia në mënyrë të rregullt të ëmbëlsirave rrit rrezikun e kancerit të fëmijëve në moshë adulte, është gjithashtu e qartë se rreziqet janë të pa qëllimshme”.

Sipas saj, ndoshta ka ardhur koha që prindërit të jenë në dijeni dhe të paralajmërohen për rreziqet që paraqesin gjyshërit për shëndetin e të miturve.

Grupi i shkencëtarëve të Glasgow analizoi të dhënat e 56 studimeve nga 18 shtete të ndryshme, që kishin informacione për influencën që kanë gjyshërit tek nipërit. Pavarësisht qëllimit të mirë, shkencëtarët besojnë se gjyshërit kanë efekte negative.