subscribe
E ngacmojnë seksualisht, ja si hakmerret vajza me biçikletë

Mistere

E ngacmojnë seksualisht, ja si hakmerret vajza me biçikletë

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 18:34
Ilustrim

Një video e publikuar në you tube, tregon hakmarrjen perfekte të një vajze ndaj një personi që e ngacmoi seksualisht në rrugë.

Në video shihet sesi një person që drejton një furgon mallrash ngacmon një vajzë që udhëtonte me biçikletë në semafor. Djali i kërkon numrin për të ftuar për një pije, por vajza refuzon.

Por nuk mbaron me kaq, vajza e ndjek pas furgonin, dhe gjatë momentit që ai ndalon, i shkul pasqyrën, në shenjë hakmarrje ndaj ngacmimin seksual. Një person me motor që filmoi gjithë videon, ndalon para makinës dukë thënë ‘Kjo është ajo që meritoje’