subscribe
Fëmija i gjatë 2.3 metra nevojitet t’i nënshtrohet operimit urgjent, për të ndaluar rritjen

Mistere

Fëmija i gjatë 2.3 metra nevojitet t’i nënshtrohet operimit urgjent, për të ndaluar rritjen

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:49
Gabriel Gomes

Gabriel Gomes nga Brasilia e Brazilit, dallon shumë nga moshatarët e tij, pasi është i gjatë 2.3 metra.

Mjekët kanë kërkuar që 12-vjeçari t’i nënshtrohet një operimi urgjent për të ndaluar rritjen, përndryshe organet e tij do të dobësohen dhe ai nuk mund të jetojë më.

Së bashku me familjarët e tij

Fëmija vuan nga gjigantizmi, një çrregullim i rrallë që shkaktohen nga tumori në gjëndrën e hipofizës. Kjo nënkupton se trupi tij, prodhon hormonin e rritjes më shumë se që duhet.

“Më shqetëson që jam i gjatë, dua të jem sa të gjithë moshatarët e mi. Kam dhimbje të këmbëve dhe shpina më është kërrusur”, ka thënë Gomes, në një dokumentar që lansohet së shpejti.

Image
Gabriel Gomes