subscribe
A e keni ditur se mushkëritë janë sa fusha e tenisit

Mistere

A e keni ditur se mushkëritë janë sa fusha e tenisit

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 08:28
Ilustrim

Mushkëritë tuaja kanë të njëjtën sipërfaqe me një fushë tenisi.

Nuk ekziston asnjë mënyrë për të provuar shkencërisht, se ne nuk jemi pjesë e një simulimi kompjuterik.

Trupi i njeriut nxjerr më shumë nxehtësi për njësi vëllimi, se sa Dielli

Acidi i stomakut është i fortë sa për të shkrirë edhe zinkun.

Në Diell ndodhin tornado zjarri që janë më të mëdha edhe se sa vetë Toka.

Në të vërtetë ju nuk prekni asnjëherë, asgjë. Ajo që ndodh është që atomet tuaja shtyjnë pas atomet e objekteve të tjerë.

Uji e përcjell elektricitetin vetëm për shkak të papastërtive të tij.

Uji përsosmërisht i pastër nuk do ta përcillte energjinë elektrike.

Nga 4 forcat bazë (graviteti, forca elektromagnetike, e fortë bërthamore dhe e dobët bërthamore), graviteti është më e dobëta, më e lehta për t’u vënë re, dhe më pak e kuptuara.