subscribe
Çifti i blen një të panjohuri makinë, arsyeja do t'iu befasojë

Mistere

Çifti i blen një të panjohuri makinë, arsyeja do t'iu befasojë

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:05
Ilustrim

Ky është momenti emocionues kur një çift i dorëzon çelësat e një makine një personi të huaj, pasi e kishin marrë me makinë para disa javësh.

Amerikanët Sean Merrill dhe e shoqja, Darilyn po ktheheshin në shtëpi kur vunë re Robert Ford duke ecur. Fordi punon si kujdestar në një shkollë.

“Dukej i lodhur nga një ditë punë, me një kuti ushqimi në dorë dhe kokën e varur”, thotë Merrill.
“Ndalova dhe e pyeta nëse kishte nevojë ta çonim diku”.

Gjatë udhëtimit, ai u tregoi se atë ditë nuk e kishte kapur dot autobusin.

Çdo ditë, ai udhëtonte dy orë e gjysmë me transport publik për të shkuar në punë.
Merrill, që është mekanik, gjeti një makinë dhe e rregulloi.
Më pas ia dhuruan Ford, që mbeti i përlotur.