subscribe
“I dua këngët e tua”, këngëtarja me famë botërore fanse e Encës

Mediale Vip

“I dua këngët e tua”, këngëtarja me famë botërore fanse e Encës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:34

Enca Haxhia, këngëtarja e suksesshme që pritet këtë javë të publikojë videoklipin e këngës “Dua”, nuk simpatizohet vetëm nga fansat e saj, por siç duket edhe nga këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha.

Së fundmi, në një video live, Bebe u përgjigjet në shqip ndjekësve të saj shqiptarë. “Hi shqipe, si je? Si shkove?” –pyet fansat ajo.

Ndërkohë në këtë video live nuk ka vonuar dhe reagimi i Encës, e cila i ka shkruar këngëtares se duket më mirë se kurrë. Ndërsa Bebe ia kthen: “Ohhh Encaa, faleminderit! Edhe ti dukesh super dhe i dua të gjitha këngët e tua”.

<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x6gm7u6" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>

Komentet
comments powered by Disqus