subscribe
“Vipat e bllokut” kapen keq me Linda Rein, i publikojnë videon ofenduese (Mesazhet)

Mediale Vip

“Vipat e bllokut” kapen keq me Linda Rein, i publikojnë videon ofenduese (Mesazhet)

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:59

Faqja e njohur në Instagram “Vipat e bllokut”, duket se ka nisur një “luftë të ftohtë” me Linda Rein pas publikimit të një videoje ofenduese.

Në këtë video shihen disa sekuenca të shkëputura nga një intervistë e Linda Reit në emisionin e Rudina Magjistarit, të cilave i janë bashkangjitur disa pamje të një videoje komike, në të cilën shfaqet një djalë duke u puthur me një transeksual, por për të cilin nuk është në dijeni.

Kjo video nuk i ka pëlqyer aspak Lindës pasi e ka parë, dhe pas një raportimi që i ka bërë, Instagrami e ka fshirë videon nga “Vipat e bllokut”.

Por duket se të rinjtë që e menaxhojnë këtë faqe nuk e kanë lënë me kaq, pasi sërish e kanë postuar.

Linda ka komunikuar me ta duke u kërkuar që ta fshijnë, për të mos i dëmtuar imazhin dhe për të mos e ofenduar, por duket se ata nuk e kanë pranuar kërkesën e saj, duke i thënë madje se do t’i gjenë edhe fotot para se të kthehej në femër.

Image