subscribe
Miss Bum Bum-i padit Cristianon për “poshtërim”

Mediale Vip

Miss Bum Bum-i padit Cristianon për “poshtërim”

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:55

Një fituese e “Miss Bum Bum”-it do të padisë Cristiano Ronaldon. Bukuroshja braziliane Erika Canela thotë se ka marrë mesazhe “fyese dhe ofenduese” kur i dha fund marrëdhënies 2-mujore me yllin e futbollit.
“Nuk haja më, nuk flija më dhe nuk doja më të dilja nga shtëpia”, deklaroi 26-vjeçarja për “The Sun”.

Avokatët e saj do të ngrenë një çështje kundër sulmuesit të Realit dhe do të kërkojnë dëmshpërblim, pasi veprimet e tij ishin “poshtëruese” dhe kanë “ndikuar shumë në gjendjen emocionale” të Erikës.


Ish-Miss Bum Bum-i thotë se i dha fund marrëdhënies me Cristianon kur zbuloi se ai kishte të dashur.

Image