subscribe
Dua Lipa ndërpret turin muzikor

Mediale Vip

Dua Lipa ndërpret turin muzikor

Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:24
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, aktualisht ndodhet në Kaliforni si e ftuara speciale në turin muzikor të këngëtarit, Bruno Mars.

Pas disa koncerteve të realizuara, Dua është detyruar të heqë dorë nga turi dhe arsyen e shpjegon vetë këngëtarja.

Në rrjetin social Instagram Dua ka publikuar një video, ku shpjegon edhe arsyet përse nuk mund të jetë më pjesë e koncerteve të planifikuara më këngëtarin e famshëm: “Më vjen shumë shumë keq që më duhet të anuloj disa nga koncertet e planifikuara me Bruno Mars. Kjo pasi kam një problem me dhembët dhe dentistI im më sugjeroi që duhet ti nënshtrohem një ndërhyrjeje. I kam shijuar shumë këto ditë me ju dhe jam e mërzitur që më duhet ti lë në mes, por iu premtoj se do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për këtë tur muzikor”.