subscribe
Reja e Rugovës vjen e veshur me një stil ‘të çmendur’, shikoni reagimin e burrit të saj

Mediale Vip

Reja e Rugovës vjen e veshur me një stil ‘të çmendur’, shikoni reagimin e burrit të saj

Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:55

Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër disenjatoret më të mira të vendit, cila përkujdeset për veshjet e shumë personave publik.

Përveç punës, Blerina është emër i njohur në vend dhe më gjerë edhe për faktin se është bashkëshortja e djalit të Presidentit, Ibrahim Rugova.

Duke qenë se disenjatorja ka numër të madh të ndjekësve, ajo po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, duke postuar fotografi që lidhen me përditshmërinë e saj.

Së fundmi, Blerina ka publikuar një imazh të bukur me bashkëshortin e saj, të cilit i ka lënë edhe një mbishkrim të bukur.

“Çdo ditë që kaloj me ty, bëhet dita më e mirë e jetës sime”, ka shkruar Kllokoqi-Rugova krahas fotografisë së publikuar në Instagram.

Çka bie në sy te imazhi i fundit i disenjatores është stili i saj ndryshe, por i cili i shkon mjaft për shtati.

Ndryshe, Blerina Kllokoqi- Rugova është përkujdesur edhe për veshjet e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës, si dhe asaj i është besuar edhe fustani i nusërisë se princeshës shqiptare, Elia Zaharias për dasmën e saj.

Image