subscribe
Të bukurat dhe të zonjat e Kuvendit

Mediale Vip

Të bukurat dhe të zonjat e Kuvendit

Nga: Arben Sylejmani Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:16

Votuesit e Kosovës këtë mandat kanë zgjedhur 36 deputete nga gjinia e bukur për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin e Kosovës.

Prej partive politike shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike të Kosovës kanë nga nëntë deputete femra.

Kurse, grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka tetë deputete femra.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dy deputete femra, Kurse Nisma për Kosovën dhe Alternativa kanë ka një deputete na gjinia e bukur.

Në Kuvendin e Republikës janë të përfaqësuar edhe qytetarët e komuniteteve në Kosovë. Prej tyre, prijnë nga numri ato nga Iniciativa Qytetare Lista Serbe.

Por, pavarësisht përkatësisë politike dhe komuniteteve etnike, këto ligjvënëse dallohen shumë mes veti për shumë karakteristika, siç janë bukuria, shkollimi, profesioni, popullariteti, pozita e tyre në komisionet parlamentare, dinamika e tyre në punë dhe ndikimi në partitë e tyre politike.

Deputet e bukura

Femrat i përkasin gjinisë së bukur, dhe rrjedhimisht femrat janë të bukura, madje ato i kushtojnë më shumë rëndësi se sa meshkujt pamjes së jashtme.

Por, kur flasim tek bukuria e femrës ato dallohen nga flokët, nga ngjyra, nga trupi, nga buzëqeshja, nga prezantimi, simpatia, etj.

Image
Deputetja Donika Kada-Bujupi

Donika Kada-Bujupi është njëra nga deputetet që vlerësohet nga opinioni publik si njëra ndër deputetët më të bukura të Kuvendit. Flokët e saja të verdha me kaçurrela dhe buzëqeshja e saj e këndshme në fytyrë, i japin asaj epitetin e deputetes bukuroshe. Përpos bukurisë, deputetja bukuroshe njihet edhe për dinamikën e saj në punën e kuvendit dhe kundërshtimet që ajo i ka bërë në legjislaturën e kaluar për të kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit dhe atë për asociacionin.

Javën e kaluar, ajo është arrestuar së bashku me deputetin Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu përmos paraqitje në Gjykatën Themelore në Prishtinë për hedhje të gazit lotsjellës në seancë gjatë kohës sa ishte deputete e AAK-së.

Sa i përket Kuvendit, ajo është kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Aktualisht, deputetja Kada-Bujupi jeton me burrin e saj Naserin, djalin Dardani dhe të bijën Doruntina.

Image
Mimoza Kusari-Lila është deputetja tjetër nga subjekti politik “Alternativa”

Mimoza Kusari-Lila është deputetja tjetër nga subjekti politik “Alternativa” që dallohet nga kolegët e tjera deputete sa i përket bukurisë. Me flokët e saja të drejta, ngjyrë të verdhe dhe me buzëqeshje në fytyrë e bëjnë atë të përmbush kriterin e femrës së bukur.

Përpos bukurisë, Kusari Lila veçohet me oratorinë e saj gjatë fjalimeve publike, shkollimin e saj në SHBA që ia japin asaj epitetin e njëra ndër politikanët me të mençura në Kosovë.  Ajo ka magjistruar për administrim biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj kohe ajo vijoi studimet në Institutin Ekonomik, Universiteti i Kolorados dhe Universitetin e Duquesne në Pittsburg, ku përfundoi magjistraturën në e-biznes.

Aktualisht, ajo është kryetar e subjektit politik “Alternativa” dhe anëtare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Indistri dhe Zhvillim Rajonal.

Më herët, Kusari-Lila ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministres dhe të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Në vitin 2013, ajo është zgjedhur edhe kryetare e komunës së Gjakovës. Kurse, në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, ajo ka marrë mbi 20 mijë vota.

Ish-kryetarja e Gjakovës njihet edhe për pasionin e saj në vrapim dhe në aktivitete të tjera sportive. Kusari-Lila është e martuar me Arben Lila dhe ka dy djem, njëri djalë i përngjan shumë asaj në dukje.

Image
Duda Balje, deputete nga komuniteti boshnjak në Kosovë

Duda Balje, deputete nga komuniteti boshnjak në Kosovë, në grupin parlamentar “Koalicija Vakat”, është ligjvënësja tjetër që hyn në grupin e deputetëve të bukura. Madje, bukuria e saj e bën Duda Balje njërën ndër deputetet më të famshme në Kosovë, veçanërisht për pamjen e saj. Ajo shpesh nuk heziton t’i reklamojë hiret e saj – pavarësisht funksionit të lartë politik që mban. Shpesh në llogarinë e saj në Facebook dhe tëitter publikon foto të bukura. Vlen të ceket një foto e saj e veshur një fustan të zi - gati të tejdukshëm dhe tango. Deputetja Bale, jeton me burrin e saj, vajzën dhe dy djemtë e saj.

Image
Teuta Rugova, e bija e presidentit historik të Kosovës, Dr, Ibrahim Rugova

Teuta Rugova, e bija e presidentit historik të Kosovës, Dr, Ibrahim Rugova. Më flokët e saja të zeza, me buzëqeshjen e lezetshme dhe me trupin e saj simpatike, e bënë ata njërën ndër deputetët e bukura. Ajo është deputetja më e re në moshë e Kuvendit të Kosovës. Sa i përket veshjes, ajo konsultohet me kunatën e saj, Blerina Kllokoqi që është njëra ndër stilistet më të mira në Kosovë. Deputetja Rugova jeton ne rezidencën e presidentit historik së bashku më nënën e saj dhe me dy vëllezërit.

Image
Mirjeta Kalludra, është deputete e grupit parlamentar të LDK-së. Për bukurinë nuk mungojnë shkrimet e shumta nga ana e mediave lokale.

 

Mirjeta Kalludra, është deputete e grupit parlamentar të LDK-së. Për bukurinë nuk mungojnë shkrimet e shumta nga ana e mediave lokale. Madje, ata e kanë klasifikuar si deputeten më të bukur në Kuvendin e Kosovës. Kalludra jeton në qytetin e Klinës.

Image
Blerta Deliu-Kodra, deputete bukuroshe nga Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane

Blerta Deliu-Kodra, deputete bukuroshe nga Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane. Ajo ka lindur në qytetin e Skenderajt. Jeton më burrin e saj dhe dy fëmijët. Fëmija më i madh i saj është Joni 11 vjecar dhe Tana, e bija e saj 6 vjeçare.

Deputetët me ndikim në parti

Përpos bukurisë, disa deputetët e Kuvendit të Kosovës veçohen edhe për zotësinë dhe ndikimin që ato kanë në partitë politike. Vjosa Osmani-Sadriu, deputete e LDK-së dhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe investime Strategjike. Në zgjedhjet e fundit, ajo ka marrë 64 mijë vota. Që e bënë deputeten më të votuar të gjinisë femërore, dhe rrjedhimisht e forcon pozitën e saj brenda LDK-së. Ajo është njëra nga deputetët me të zëshme të Kuvendit.

Image
Vjosa Osmani-Sadriu, deputete e LDK-së dhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe investime Strategjike

Vjosa Osmani veçohet për fjalimet e saj të magjepsë me oratorinë e rrjedhshme që ka. Ajo jeton me bashkëshortin e saj Prindon Sadriun, ndërsa në vitin 2014 është bërë nënë e dy binjakeve Dua dhe Anda.

Image
Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe kjo konsiderohet si ndër deputetët më të zëshme, por mënyra e saj e kundërshtimit ndaj qeverisë, dallon nga kundërshtimet e koleges së saj, Vjosa Osmani. Deputetja, Haxhiu ka në proces gjyqësor për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës. Së fundi është arrestuar nga policia e Kosovës së bashku me deputetin, Albin Kurti dhe Donika Kada-Bujupin për mos paraqitje në Gjykatë. Por, pavarësisht metodave të saja të kundërshtimit, ajo është njëra ndër deputetët më të votuara. Në zgjedhjet e fundit ajo ka marrë mbi 19 mijë vota. Po ashtu ajo është kryetare e Komisionit për Legjislacion.

Image
Besa Gaxherri, deputete nga grupi parlamentar i LDK-së

Besa Gaxherri, deputete nga grupi parlamentar i LDK-së. Ajo njihet për oratorin e saj të rrjedhshme në seancë dhe në emisione televizive. Për këtë asaj i është dhënë epiteti i deputetes e  “zonjës së hekurte” të Kuvendit të Kosovës. Gexherri jeton në qytetin e Pejës me familjen e saj.

Image
Hykmete Bajrami, është deputete e LDK-së dhe anëtare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal

Hykmete Bajrami, është deputete e LDK-së dhe anëtare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. Ajo ka doktoruar në fushën e shkencës së ekonomisë. Kjo është hera e tretë që ajo mabn pozitën e deputetës. Në vitin 2014-2017 ka mbajtur pozitën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Bajrami ka përvojë pune në shumë organizata vendore e ndërkombëtarë si EU-UNMIK, FAO, Banka Botërore KTA, Riinvest, SIDA suedeze, asistente në Fakultetin Ekonomik - Universiteti i Prishtinës. Kurse, nga viti 2004 - 2011 ka qenë profesor asistent në Fakultetin Ekonomik - Universiteti i Prishtinës.

Image
Shqipe Pantina, deputete nga Lëvizje Vetëvendosje është njëra ndër deputetët aktive të Kuvendit.

Shqipe Pantina, deputete nga Lëvizje Vetëvendosje është njëra ndër deputetët aktive të Kuvendit. Deputetja Pantina ka një proces gjyqësor për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në kuvendin e Kosovës. Ajo është e pamartuar. Para se të aktivizohej në politikë, ajo ka punuar për një kohë të gjatë në sektorin e shoqërisë civile. Pantina është magjistre në fushën e studimeve evropiane, në Universitetin e Gracit në Austri, dhe specializimin ne fushën e sistemeve zgjedhore ne Universitetin e Indianas ne Amerikë. Ka të kryer Fakultetin e Shkencave Politike dhe shkollën e lartë për gjuhë dhe letërsi angleze.

Aida Dërguti, është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, nën kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. E diplomuar në fakultetin e historisë, Dërguti nuk përton aspak që me metoda të ndryshe të kundërshtoj marrëveshjet e Kosovës me Serbinë, në procesin e bisedimeve të Brukselit. Për kundër shtimin e marrëveshjes së Demarkacionit dhe Asociacionit, ajo pati hedhur edhe gazë lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Aktualisht ka një proces gjyqësore lidhur me këtë çështje. Ajo është e pamartuar dhe jeton në qytetin e Vushtrrisë.

Deputetet me tragjedi familjare

Saranda Bogujevci, deputete në Lëvizjen Vetëvendosje dhe anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Kjo është njëra ndër deputetët më një histori ndër më të dhimbshmet në luftën e Kosovës. Kjo për faktin se me 28 mars 1999, forcat serbe vranë 14 anëtarë të këtyre familjeve. Edhe ajo vet ishte plagosur, por fati e deshi që ajo t’i mbijetoj plagëve të luftës. Në fund të vitit 1999 u dërgua në Britani të Madhe. Por, Bugujevci me një karakter të fortë dhe me një shpresë për të ardhmen, ajo pas luftës përfundoi studimet në Universitetin Metropolitan të Mançesterit, dega e Artit Interaktiv. Kurse, me 03 dhjetor të vitit 2014, ajo u emërua nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Prishtinës.

Deputetët me profesione humaniste

Përpos bukurisë, popullaritetit dhe ndikimit në parti, në këtë përbërje të kuvendit janë zgjedhur edhe deputete me profesion më humanist në Botë. Njëra ndër këto deputete është Tima Kadrijaj nga Aleanca e Kosovës për Ardhmërinë e Kosovës. Kadrijaj nga fshati Rastavic e Deçanit, e arsimuar si mjeke-Gjinekologe, gjatë luftës në Kosovë, me vullnet iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i mjekuar luftëtarët e plagosur në beteja të luftës. Përpos ushtrisë, Kadrijaj kontribut të madh ka dhënë si mjeke edhe në shoqatën “Nëna Terezë.

Ajo tani është edhe drejtoreshë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan. Kurse, si deputete e Kuvendit të Kosovës ajo është edhe anëtare në legjislaturën e pestë Anëtare në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Stabilizim – Asociim. Ajo është e pamartuar. Besa Baftiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Ajo është e lindur ne fshatin Zhegër të heroit kombëtar, Agim Ramadani. Baftiu është mjeke specialiste( Pediatër – Neonatologe e fëmijëve). Ajo punon si mjeke në repartin e neonatologjisë të spitalit në Gjilan. Baftiju është e martuar. Fatmire Kollçaku, është deputete mjeke nga Lëvizja Vetëvendosje  dhe anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe anëtare në Komisionin për Shëndetësi, Punë, dhe Mirëqenie Sociale. Menjëherë pas zgjedhjes së saj si deputete, ajo pati premtuar angazhim në përmirësimin e ligjit për shëndetësi.

“Do të angazhohem për nxerrjen e akteve nënligjore nga ana e institucioneve përgjegjëse, në këtë rast Ministrisë së Shëndetesise por edhe ministrive të tjera, sepse shumë ligje nuk zbatohen për shkak të moshartimit të këtyre akteve dhe rregulloreve përkatëse”, pati thënë Kollçaku. “Deputetja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka kryer Fakultetin e Mjekësisë dhe Specializimin në fushën e pidemiologjisë. Ka vijuar studimet post-diplomike për Menaxhment Shëndetësor, në kuadër të projektit të Agjencionit Evropian në partneritet me Universitetin e Prishtinës. Karrierën si mjeke e ka filluar në organizatën “Nënë Terezë”, në Prishtinë. Në mesin e shumë trajnimeve të kryera janë edhe “Médicins Sans Frontièrs (Mjekët pa Kufij) – Trajnim mbi kujdesin psikologjik post traumatik”, 1999-2000; “Forcimi i Kapaciteteve në Ministrinë e Shëndetësisë, Kosovë” dhe “Trajnimin për Menaxhimin e Programit/DFID 2006”, shkruan në CV-in e Kollçakut.

Karakteristikat e deputetëve të tjera të Kuvendit

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së dhe zëvendëskryetare e Komisionit për Mbikëqyrje e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe anëtare e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor. Por, Ganimete Musliu njihet për disa karakteristika. Ulja e saj këmbëkryq në oda të Drenicës, gjatë fushatës elektorale për kandidatin e PDK-së për kryetar të Skenderajt, Ramiz Lladrovci.

Vlen të theksohet edhe zënka e saj me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu. Për pak sa nuk e ka pas hequr këpucën nga këmba për të goditur Aliun.

Po ashtu ajo shpesh gjatë seancës tregon edhe anekdota që tregohen në rajonin e Drenicës.