subscribe
Rita Ora rikthehet përsëri në Kosovë për këtë arsye

Mediale Vip

Rita Ora rikthehet përsëri në Kosovë për këtë arsye

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:40

Kosova këtë vit feston një përvjetor shumë të rëndësishëm, 10 vjetorin e shpalljes së Pavarsisë. Festimet dihet që do të jenë madhështore për këtë ditë të shënuar, por një surprizë e madhe i pret të gjithë qytetarët e Kosovës.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, e cilësuar si ‘Ambasadore e Kosovës në Botë’ do të jetë e pranishme në vendin e saj për të festuar.

Kjo gjë është konfirmuar nga këshilltari i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli. Sipas tij Rita Ora do të vijë me avionin privat të zotit Pacolli duke qenë se ajo e përfaqëson Kosovën denjësisht në gjithë botën.