subscribe
“Foto duke u puthur me nje djalë’, Moderatorja pranon publikisht: Po, jam në një lidhje

Mediale Vip

“Foto duke u puthur me nje djalë’, Moderatorja pranon publikisht: Po, jam në një lidhje

Më: 12 janar 2018 Në ora: 11:52

Një foto e postuar pak kohë më parë në Instagramin e saj hodhi dyshimet që Nevina Shtylla ishte në një lidhje. Në foton që bëri xhiron e portaleve, shfaqej moderatorja dhe ish-Miss Shqipëria duke u puthur me një djalë misterioz.

Por deri më tani, bukuroshja e ekranit ka hezituar të flasë publikisht në lidhje me historinë e saj të dashurisë. Ditëne sotme ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin“Rudina”. E ngacmuar nga moderatorja, Nevina më në fund pranoi se është një lidhje.

“Po, kam përkrah një person. Kemi pak kohë, jo shumë… Është një lidhje që po kalon mirë, po e shijoj.”-u shpreh Shtylla në emision. Por e pyetur se përse ka hezituar ta bëjë publike në rrjetet sociale lidhjen e saj, bukuroshja u shpreh se dëshiron që jeta e saj private të mbetet e tillë.

“Instagram-in unë e përdor vetëm për atë që unë bëj. Nuk kam as foto të shoqërisë, të partnerit jo e jo, as të familjes. Madje edhe ajo fotoja e publikuar me partnerin ka qenë e pamenduar. Dua ta ruaj jetën time private” u shpreh bukuroshja e ekeraneve.

Image