subscribe
Albana Osmani poston foton e 17-viteve më parë, bionde dhe me flokë të shkurtër

Mediale Vip

Albana Osmani poston foton e 17-viteve më parë, bionde dhe me flokë të shkurtër

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 13:29
Albana Osmani

Moderatorja e njohur, Albana Osmani, nuk e ka aspak problem që në rrjetet e saj sociale të publikojë fotografi të vjetra.

Duket se ditën e sotme, ajo ka hapur arkivat e fotove të saj. Në “Instagram”, Albana ka publikuar një foto nga fillimet e karrierës si prezantuese në “Top Channel”.

Në atë kohë ajo ka qenë bionde dhe me flokë të shkurtër dhe më shumë sportive. Ndërkohë krahas fotos, Albana shkruan se ashtu siç Oprah Winfrey, do të ndjekë çdo ëndërr me klas dhe dinjitet.

Image

“Ndjehem si sot dhe pse kaluan 17 vite! Çfarë bëri Oprah Winfrey në jetë… Realizoi çdo ëndërr të saj me klas dhe dinjitet! #letsgo #forward???? ???? #ihavethekey Kaq e bekuar dhe kaq e lumtur faleminderit publikut më të mirë në botë”, shkruan moderatorja e njohur.

Komentet
comments powered by Disqus