subscribe
Startoi në “On Records” në Kosovë, tani Syarta me sy nga suksesi internacional

Mediale Vip

Startoi në “On Records” në Kosovë, tani Syarta me sy nga suksesi internacional

Më: 16 prill 2019 Në ora: 11:28

Ajo është mjaft simpatike, e dashur, e qeshur por ajo që ka rëndësi më shumë është talenti dhe përkushtimi ndaj muzikës. Syarta, ashtu siç ka edhe emrin duket se sytë e artë po i shkëlqejnë në muzikë. E nisi karrierën e saj në Kosovë me një këngë të realizuar nga “On records” por duket se tanimë ambicia e ka udhëhequr drejt internacionalitetit.

Syarta na tregon se ka në duar një projekt të paparë që do t’i hapë dyert ndërkombëtare, do jetë në shqip dhe në anglisht dhe kaq…sepse ajo nuk do të tregojë më shumë por do të zbulohet gjithçka në momentin e duhur. Syarta njihet për autoritetin që ka në industrinë muzikore dhe për përkushtimin ndaj asaj që sjell, duke kuruar gjithçka në detaj.

Ajo është pak e rezervuar ndaj zbulimit të planeve dhe ka dëshirë që në vazhdim puna e saj të flasë vetë. Me sy nga internacionaliteti, Syarta duket e vendosur drejt suksesit!/BS

 

Komentet
comments powered by Disqus