subscribe
Pas hitit me Xhensilën, Pirro Çako ka gati një super këngë

Mediale Vip

Pas hitit me Xhensilën, Pirro Çako ka gati një super këngë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:54

Kantautori i njohur, Pirro Çako, duket se nuk ndalet më! Pas bashkëpunimit me këngëtaren  e njohur, Xhensila Myrtezaj, mesa duket Pirro ka gati projektin e radhës.  Këtë lajm të bukur e ka zbuluar moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, në llogarinë e tij në “Instagram”. Ai ka publikuar një foto me mikun e tij të ngushtë. “Pirro Çako nuk ndalet! Sapo ka dalë nga ‘furra’ një tjetër superkëngë!”, shkruan Arditi bashkëngjitur me foton. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim këngën e radhës së Pirros, e cila pritet të jetë një sukses ashtu si balada “Sekreti im”.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus