subscribe
A është ndarë nga Ronela Hajati? Ja çfarë thotë Young Zerka

Mediale Vip

A është ndarë nga Ronela Hajati? Ja çfarë thotë Young Zerka

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:14
Young Zerka dhe Ronela Hajati

Vetëm pak ditë më parë në mediat rozë u shpërnda me shpejtësi lajmi se Young Zerka dhe Ronela Hajati janë ndarë përfundimisht. Pavarësisht se dyshja gjithnjë është përfolur për romancën disavjeçare, ata vetë nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht atë.

Por cili është reagimi i tyre lidhur me lajmet e ndarjes?

Gjatë një interviste për Prive, Young Zerka ka folur për herë të parë për lajmet lidhur me ndarjen e tij me këngëtaren simpatike. Teksa pohoi se Ronelën e ka pasur dhe e ka xhan, ai shtoi se do të bëjë zhurmë me muzikë.

“Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”, tha ndër të tjera ai.

Komentet
comments powered by Disqus