subscribe
Fotografi i njohur Ekrem Krasniqi, vlerësohet për kontributin e tij

Mediale Vip

Fotografi i njohur Ekrem Krasniqi, vlerësohet për kontributin e tij

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:34

Duke qenë i dhënë maksimalisht ndaj këtij arti, fotografi Ekrem Krasniqi u nderua edhe njëherë për punën e tij të shkëlqyeshme nëpër shkollat e Kosovës. Kësaj here shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë i ndau atij mirënjohje për kontributin e dhënë në programet kulturore-artistike dhe programeve te ndryshme, krahas mësuesëve e nxënësve të dalluar të këtij institucioni. Krasniqi ka qenë gjithmonë pranë kësaj shkolle duke e mbështetur atë për të gjitha aktivitetet që kanë pasur. Mirënjohja iu dha nga e sapo emëruara drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës Shpresa Shala. Derisa po nderohet gjithandej për punën e palodhshme që po bën Ekrem Krasniqi po vazhdon të punojë në aktivitetet më të rendësishme të Prishtinës.

Komentet
comments powered by Disqus