subscribe
Adelina i bën ‘horë’ ata që e ofenduan të miturën që u dhunua në Drenas

Mediale Vip

Adelina i bën ‘horë’ ata që e ofenduan të miturën që u dhunua në Drenas

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:08

Ngjarja e ndodhur në komunën e Drenasit e ka tronditur opinionin shqiptar.

Një vajzë 16 vjeçare u dhunua fillimisht nga profesori i saj, e më pas edhe nga polici hetues, kur vajza shkoi ta denoncojë profesorin, shkruan Syri Kosova.

Kjo ndodhi e tmerrshme u stërkomentua në rrjetet sociale ku shumë njerëz i kanë vu në profilet e tyre fotografitë dhe emrat e përdhunuesve, duke kërkuar burg për ta.

Mirëpo, komente ka pasur edhe kundër vajzës që u dhunua.

Për këta të fundit është ‘kujdesur’ Adelina Ismaili.

Ajo në Instastory ka hedhur komentet e tyre, duke ua zbuluar identitetin komentuesve, duke i bërë horë ata.

Komentet e tilla, e kanë lënë pa fjalë këngëtaren!!!

Image
Komentet
comments powered by Disqus