subscribe
A jeni gati për bashkëpunimin më të qëlluar nga Sefë Duraj dhe Shemi-Ilirët, po vjen!

Mediale Vip

A jeni gati për bashkëpunimin më të qëlluar nga Sefë Duraj dhe Shemi-Ilirët, po vjen!

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:14

Ne ishim në xhirimin e klipit të këngës së tyre dhe ju sigurojmë se ky do të jetë një nga bashkëpunimet jo vetëm më të qëlluarat, por edhe më të bukurat të muzikës shqiptare, për ty kthyer me të vërtetë në një hit që do jetojë gjatë. Po flasim për këngën më të re që pritet të vijë nga dy artistët e njohur Sefë Duraj dhe Shemi-Ilirët.

Kënga është një projekt i ri nga Sefa në bashkëpunim me Shemin, ndërsa ka shumë ritëm dhe me një super tekst të përshtatur ku s’ka më mirë për të dy aristët me titull “Një këngë sa një jetë”. Mësojmë se muzika dhe teksti është punuar nga Besim Bunjaku, orkestrim nga Ermal Krasniqi dhe videoklipi realizuar nga Flamur Thaqi.

Ky projekt i bukur muzikor do të vijë shumë shpejt në treg dhe padiskutim do të kthehet në një refren për çdo shqiptar kudo që ai mund të jetë dhe një hit i pavdekshëm.

Komentet
comments powered by Disqus