subscribe
TopAwards/ Besa dhe Kejsi Tola, dy ngjitjet më të mëdha të javës

Mediale Vip

TopAwards/ Besa dhe Kejsi Tola, dy ngjitjet më të mëdha të javës

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:01
Besa dhe Kejsi Tola

Kjo javë ka sjellë ndryshime sa i përket kreut si dhe zonës së nxehtë të klasifikimit pasi ndryshe nga java e kaluar kur vendi i parë i përkiste Kidës dhe këngës së saj “Merri Krejt”, është Butrinti me projektin e tij “Kush?” që kryeson për këtë javë “The Top List”.

Përveç vendeve në zonën e nxehtë, surpriza kemi patur në të gjithë klasifikimin, ku dy këngë janë votuar pafund nga publiku, duke u shndërruar në këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione për këtë javë.

“U Rritem” është një nga ngjitjet më të mëdha të javës me plotë 69 pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 15-të. Kejsi Tola ka vendosur të sjellë versionin akustik të kësaj kënge, duke e shndërruar atë sërish në qendrën e vëmendjes. Pavarësisht se është votuar pafund nga fansat, në një sondazh të kryer në faqen zyrtare të “Top Awards”, ku fansat janë pyetur se cilin version preferojnë më tepër, 67% kanë votuar për versionin origjinal ndërsa 33% kanë votuar versionin akustik.

Besa është gjithashtu një nga ngjitjet më të mëdha të javës. Projekti i saj më i ri “Amor” ka rezultuar tepër i pëlqyer nga ana e publikut dhe këtë e vërteton më së miri pozicionimi i saj në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ndërkohë që në javën që u fut në “The Top List” kjo këngë renditej në vendin e 68-të, dy javët e fundit, fansat kanë dhënë kontributin e tyre maksimal dhe falë mbështetjes së tyre, Besa ka arritur të pozicionohet në vendin e 10-të.

Komentet
comments powered by Disqus