subscribe
Paris Hilton dhuron 350 mijë dollarë për viktimat e tërmetit në Meksikë

Mediale Vip

Paris Hilton dhuron 350 mijë dollarë për viktimat e tërmetit në Meksikë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 08:00
Paris Hilton

Paris Hilton po ndihmon viktimat e tërmetit në Puebla të Meksikës.

Hilton vizitoi San Gregorio të hënën, një qytet të Meksikës që u godit rëndë nga tërmeti i shtatorit të vitit 2017 i cili la të shkatërruar rreth 200,000 shtëpi.

Ajo dhuroi 350,000 dollarë për të prekurit nga fatkeqësia.

Ky ishte udhëtimi i dytë i Hilton në San Gregorio. Ajo vizitoi në nëntor 2017, dy muaj pas goditjes së tërmetit.

“Ndjej se kjo është shtëpia ime e dytë, unë kam ardhur në Meksikë gjatë gjithë jetës time”, tha ajo në atë kohë. “Unë e dua popullin, mendoj se ata janë të gjithë të bukur, ata kanë zemra të mëdha, janë të bukur brenda dhe jashtë, janë shumë të sinqertë”, tha ajo.

Image