subscribe
Robin Thicke dhe e dashura e tij humbasin shtëpinë pas zjarrit në Kaliforni

Mediale Vip

Robin Thicke dhe e dashura e tij humbasin shtëpinë pas zjarrit në Kaliforni

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 07:54
Robin Thicke dhe e dashura April Love Geary

Robin Thicke dhe e dashura April Love Geary kanë humbur shtëpinë e tyre në Malibu si pasojë e zjarreve në Kaliforni.

Gary, 23-vjeçare hyri në Instagram për të postuar një foto ku shihet vetëm porta e tyre e përparme.

‘Shtëpia jonë iku’, shkroi modelja.

Të dy Gearsy dhe Thicke, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku, i kanë mbajtur të informuar fansat, pasi zjarret në Kaliforni po vazhdojnë.

Të premten, artisti zbuloi se ai dhe familja e tij u detyruan të evakuoheshin.

Geary dhe Thicke janë midis një numri të konsiderueshëm të të famshmëve që janë prekur nga zjarret, përfshirë Kim Kardashian, Martin Sheen dheCaitlyn Jenner.

Image
Mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test