Kitaristi i Aerosmith, Joe Perry, thuhet se u rrëzua pas një koncerti me Billy Joel në Madison Square Garden në New York, të shtunën mbrëma,
Një burim ka thënë për TMZ se 68-vjeçari u largua nga skena pas performancës së Walk This Way, dhe u kthye në dhomën e zhveshjes. Burimi thotë se ai u rrëzua dhe dukej tmerrshëm.
Emergjenca erdhi dhe njoftohet se ai u vendos në një barelë dhe u dërgua në spital. Gjendja e tij akoma nuk dihet