subscribe
Akuzë mbi gruan e Mark Wahlberg, ja pse

Mediale Vip

Akuzë mbi gruan e Mark Wahlberg, ja pse

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:01
Mark Wahlberg me gruan e tij

Rhea Durham, gruaja e Mark Wahlberg, është paditur nga një grua e cila pretendon se gruaja e aktorit e goditi atë gjatë një aksidenti me makinë vitin e kaluar.

Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga The Blast, Andrea Bremser pretendon se po e ngiste makinën e saj më 17 mars 2017, kur Durham e goditi atë.

Bremser thotë se ajo ka pësuar lëndime të ndryshme dhe se makina e saj është dëmtuar. Ajo poashtu ka thënë se ka humbur punën si rezultat i aksidentit dhe për këtë shkak po kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 25 mijë dollarësh.