subscribe
‘Hyrrem’ merr vendimin ‘drastik’

Mediale Vip

‘Hyrrem’ merr vendimin ‘drastik’

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 08:56
Meyrem Uzerli

Aktorja turke Meyrem Uzerli është njëra nga të preferuarit për shqiptarët.

Kjo është dëshmuar nga interesimi i madh i tyre për ta ndjekur, qoftë në role të ndryshme si aktore poashtu edhe nëpër rrjete sociale.

Ajo para pak ditësh madje e ka publikuar një video duke dëgjuar këngën e reperit shqiptarë , Noizy.

E sot aktorja ka marrë vendimin ‘drastik’ duke hequr të gjithë personat që i ka ndjekur në Instagram dhe këtë e quan sfidë.

”Kam vendosur t’i bëjë një sfidë vetes dhe për një kohë të gjatë nuk do të ndjek askënd – gjithçka që do postoj foto/video/story e bëj për t’ju bërë ju ndjekësit e mijë të lumtur. Me miqtë e tjerë jam e lidhur në çdo moment në jetën reale. Ju dua të gjithëve. Do zoti dhe do vijë një ditë dhe do të ndjek vetëm bashkëshortin tim. Meryem romantike!”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve të fundit.

Image