subscribe
Ariana Grande mungon në Emmy Awards

Mediale Vip

Ariana Grande mungon në Emmy Awards

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:14
Ariana Grande

Këngëtarja 25-vjeçare dhe i fejuari i saj Pete Davidson nuk pritet të jenë midis mysafirëve në ceremoninë e çmimeve Emmy, pas vdekjes së ish-të dashurit të saj Mac Miller nga një mbidozë 10 ditë më parë dhe sulmi në koncertin në Mançester në maj 2017.

Përfaqësuesi i saj i tha revistës People se Ariana nuk do të marrë pjesë në Emmys, pasi ka nevojë për pushim.

Këngëtarja e 'No Tears Left to Cry' planifikon gjithashtu të punojë në një muzikë të re pa asnjë presion.

"Ajo do të qëndrojë në shtëpi duke përdorur këtë periudhë për të kaluar kohë me të dashurin e saj dhe për të punuar në muzikë të re. Ajo falënderon fansat e saj për mirëkuptim”, tha një zëdhënës i këngëtares.