subscribe
Kështu e festuan përvjetorin e martesës Blake dhe Ryan

Mediale Vip

Kështu e festuan përvjetorin e martesës Blake dhe Ryan

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 07:33
Ryan Reynolds dhe Blake Lively

Blake Lively zbuloi se si ajo dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds e festuan gjashtëvjetorin e martesës së tyre!

“Pushimi më i mirë që ne mund të kemi është që të jemi në gjendje të bëjmë asgjë me familjen tonë, kështu që kjo është ajo që ne e kemi bërë”, tregoi Blake gjatë intervistës së saj në emisionin “Good Morning America”.

“Më është dashur që t’i sqaroj vajzës sime se çka është përvjetori. E dini se çfarë më pyeti? – Çfarë kuptimi ka kjo? A do të thotë se do të bësh një bebe tjetër? Ndërsa unë iu përgjigja “Jo o Zoti im. Nuk e ka atë kuptim, por do të thotë se është ditëlindja e martesës sonë”, shtoi aktorja.

Blake dhe Ryan u martuan në shtator të vitit 2012 dhe kanë dy vajza, James trevjeçare dhe Inez e cila po bëhet dyvjeçe.