subscribe
Një muaj pas lindjes, Adelina Tahiri na tregon format trupore

Mediale Vip

Një muaj pas lindjes, Adelina Tahiri na tregon format trupore

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 23:28
Adelina Tahiri dhe bashkëshorti

Një muaj më parë këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë, ku solli në jetë djalin që e pagëzoi me emrin Jon.

Adelina dhe bashkëshorti i saj maqedonas, Serjoza Markon, janë treguar gjithnjë të kujdesshëm duke mos publikuar asnjë foto ku duket fytyra e vogëlushit të tyre.

Ndërkohë Adelina ka postuar një ditë më parë një foto në “Instastory”, ku na tregon se si duket trupi i saj vetëm një muaj pas lindjes.

Në foto, këngëtarja shfaqet në makinë në një pozicion që na jep mundësinë të shohim trupin e saj dhe në sy bie barku i sheshtë.

Image