subscribe
Carey Mulligan lind fëmijën e dytë

Mediale Vip

Carey Mulligan lind fëmijën e dytë

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 01:01
Carey Mulligan

Raportohet se Carey Mulligan ka lindur fëmijën e saj të dytë me Marcus Mumford.

Aktorja 32-vjeçare ishte në Toronto për festivalin e filmit që po mbahet atje, për filmin e saj, këtë javë, dhe u zbulua se ajo ka lindur, shkruan Us Weekly.

Çifti kurrë nuk konfirmoi zyrtarisht shtatzëninë e tyre, por ajo është parë me barkun në rritje në muajin qershor.

Carey dhe Marcus janë prindër të një vajze dyvjeçare, Evelyn Grace.