subscribe
Lady Gaga hap zemrën: Kam menduar vetëvrasjen

Mediale Vip

Lady Gaga hap zemrën: Kam menduar vetëvrasjen

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 07:30
Lady Gaga

Në kohën në të cilën jetojmë, shpesh herë shohim njerëz të trishtuar ose më keq akoma pesimistë për jetën e tyre… madje bëhen aq pesimistë saqë, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka përfshi edhe jetën.

E njëjta gjë I paska ndodhur edhe këngëtares së njohur Lady Gaga… Gjatë prezantimit të çmimit të Global Changemakers Award (Çmimi Global I Krijuesve të Ndryshimit) u shpreh se: “Nuk mund ta mbaj dot më brenda, kam disa vite qe vuaj nga depresioni dhe ideologji që lidhen me vetëvrasjen. Në fillim mendoja se isha një njeri i keq dhe e vetme, por sinqeriteti më ndihmoi të gjeja ngushëllim dhe ndihmë tek familja dhe miqtë e mi”.

Në fund të fjalimit të saj, këngëtarja i kërkon audiencës të jenë te sjellshëm me njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë.

Lady Gaga falenderon gjithashtu nënën e saj për kujdesin e pandalshëm dhe vendosmërinë për ta ndihmuar 32-vjeçaren në ditët e saj më të errët.