subscribe
Shannen Doherty i nënshtrohet një operacioni pas betejës me kancerin

Mediale Vip

Shannen Doherty i nënshtrohet një operacioni pas betejës me kancerin

Më: 16 maj 2018 Në ora: 08:47
Shannen Doherty

Shannen Doherty i është nënshtruar një operimi për rikonstruktim, pas më  shumë se dy vjetësh kur ajo për herë të parë bëri publike se është diagnostifikuar me kancer të gjirit.

Ylli i “Charmed” ka postuar një fotografi ku shihet në spital së bashku me nënën e saj.

“Urime Dita e Nënës, të dua dhe faleminderit që më ke qëndruar gjithmonë pranë”, ka shkruar ajo.

Aktorja e famshme u diagnostikua me kancer të gjirit në mars të vitit 2015.