subscribe
‘S’më del rroga’, Eneda Tarifa zbulon sa paguhet në 'The Voice'

Mediale Vip

‘S’më del rroga’, Eneda Tarifa zbulon sa paguhet në 'The Voice'

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:39
Eneda Tarifa

Të ftuara mbrëmë në “Xing me Ermalin” janë 4 këngëtaret e mirënjohura të muzikës shqiptare e shumë të dashura nga publiku, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima të cilat më 16 maj do të mbajnë një koncert në Pallatin e Kongreseve “Diva show”.

4 artistet gjatë emisionit i janë përgjigjur edhe pyetjeve nga Facebook ku një prej fansave pyet Enedën sa variojnë rrogat tek “The Voice”.

“Rrogat janë shumë të mira, ja vlen, por mesa duket njeriu është i pangopur dhe nuk i mjafton asnjëherë rroga e tij. Problem i madh”, u shpreh Eneda.