subscribe
Dua Lipa publikon një video nga prapaskenat e xhirimit të klipit të “One Kiss”

Mediale Vip

Dua Lipa publikon një video nga prapaskenat e xhirimit të klipit të “One Kiss”

Më: 10 maj 2018 Në ora: 11:04
Dua Lipa

Dua Lipa javë më parë solli këngën më të re të titulluar “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harrisin.

Por, kënga që është dëgjuar rreth 60 milionë herë në YouTube, nuk është shoqëruar me videoklip.

Duke pasur parasysh suksesin e arritur, dyshja ka filluar edhe xhirimet e videos, pjesë e të cilave i kanë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Në fakt, kjo është ndër rastet e rralla kur artistët publikojnë ndonjë xhirim filmik prapave skenave.

Këngëtarja shihet se do të vjen tejet joshëse dhe seksi ndërsa këngëtari e shërben me pije alkoolike.

Bukuroshja jonë duket mjaft entuziaste dhe e lumtur gjatë xhirimeve të klipit, i cili pritet që shumë shpejt të prezantohet para publikut.

Kujtomë se 22-vjeçarja do të jetë gjatë verës në Kosovë, ku do të mbajë një koncert në festivalin “Sunny Hill Foundation”.