subscribe
50 Cent lë muzikën për boksin?

Mediale Vip

50 Cent lë muzikën për boksin?

Më: 10 maj 2018 Në ora: 07:59
Curtis Jackson dhe Scott Coker

Ai është një nga këngëtarët më të suksesshëm në rrymën "Rap", por Curtis Jackson i njohur si 50 Cent ka një tjetër ëndërr: të boksoj. 

Pak ditë pasi u fotografua me presidentin e Bellator, artisti i mirënjohur 50 Cent është përfolur për të debutuar në kategorinë MMA, ndaj peshës së rëndë Rampage Jackson.

55 vjeçari është parë duke diskutuar me Scott Coker, ndërsa më pas është konfirmuar nga Coker se ai po i shpjegonte mënyrën e stërvitjes së sportistëve dhe sesi Bellator nënshkruan me boksierët pa kontratë.

“Jam i zënë duke punuar me diçka që do t’iu lë pa mend. Mos harroni! Unë jam Jackson-i më i tmerrshëm në këtë vend. Nëse paraja është në rregull, atëherë Rampage ka një problem të madh.”-ka shkuar artisti në rrjetin social "Instagram", një sinjal ky që pritet të merret seriozisht nga Rampage Jackson.