subscribe
Shumë shpejt dueti i ri nga Edona dhe Milot Llalloshi

Mediale Vip

Shumë shpejt dueti i ri nga Edona dhe Milot Llalloshi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:31
Edona dhe Milot Llalloshi

Janë këngëtarë shumë të dashur për publikun.

Dyshja Edona dhe Milot Llalloshi kanë edhe disa duete së bashku, të cilat janë pritur shumë mirë nga audienca.

Ndërsa, pas disa vitesh, vëlla e motër po bashkojnë sërish forcat në një duet të ri, lajm të cilin e ka konfirmuar vetë Edona në një intervistë dhënë tek “Një kafe prej shpisë”.

Këngëtarja ka zbuluar se këngës do t’ia shoqërojnë edhe videoklipin, ndërsa do të publikohet gjatë muajit të ardhshëm.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Edona është “Hallall të qoftë”, e publikuar tri ditë më parë.