subscribe
Përfundon autopsia për Aviciin, kjo është e vërteta e vdekjes së tij

Mediale Vip

Përfundon autopsia për Aviciin, kjo është e vërteta e vdekjes së tij

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:07
Avicii

Të premtën ka ndërruar jetë DJ me famë botërore, Avicii.

Tashmë ka dalë raporti i autopsisë së Aviciit, i cili nuk tregon ndonjë dyshim për vrasje, shkruan USA today.

Transmetuesi publik i Suedisë totë që policia në Oman ka kryer dy autopsi në trupin e DJ, i cili njihej me emrin Aviici, që vdiq të premtën në moshën 28 vjeçare.

Transmetuesi SVT, duke cituar informacionin zyrtar nga policia në Oman, njoftoi se të djelën ka përfunduar autopsia e Aviciit dhe nuk është zbuluar asgjë e dyshimtë rreth vdekjes së tij.

Sipas këtij televizioni, trupi i Tim Bergling do të kthehet në vendlindjen e tij në Suedi.

Image