subscribe
Ed Sheeran planifikon të ndërtojë një barrierë rreth shtëpisë së tij në Londër

Mediale Vip

Ed Sheeran planifikon të ndërtojë një barrierë rreth shtëpisë së tij në Londër

Më: 16 prill 2018 Në ora: 07:54
Ed Sheeran

Ed Sheeran po planifikon të instalojë pesë kangjella këmbë jashtë shtëpisë së tij në Londër, për të ndihmuar në forcimin e sigurisë jashtë pronës së tij me katër dhoma gjumi.

Kërkesa e këngëtarit 27 vjeçar është të “parandalojë mundësitë për të pastrehët që të flenë jashtë shtëpisë së tij, e cila ka vlerën tetë milionë funte”.

Për sqarimin e këtij vendimi të këngëtarit, zëdhënësi i Sheeran tha: “Ky është një aplikim i planifikimit standard, i cili nuk është shkruar nga Ed, dhe nuk reflekton pikëpamjet e Edit apo ndjenjat e tij për të e pastrehët”.

Agjenti i planifikimit hapësinor, Paul Smith zbuluan se planet për të punuar me këshillin ‘janë plotësuar me barriera’, pasi një numër fqinjësh i kanë quajtur kangjellat si ‘të dëmshme për zonën e ruajtjes’.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i hitit “The A Team” ka tentuar të përmirësojë sigurinë në shtëpinë e tij, pasi një kërkesë e tij e mëhershme për një gardh u hodh poshtë nga këshilli, raporton The Sun.

Ylli i talentuar më parë kishte treguar për përvojën e tij si i pastrehë në kryeqytetin anglez.

Kjo ishte zbuluar në ditarin e tij katër vjet më parë, ku ai kishte shkruar: “Ka pasur një hark jashtë Pallatit të Buckingham-it, që ka një kanal të ngrohjes, dhe kam kaluar disa netë atje”.