subscribe
Synetia e vogëlushit Rugovë, spektakël në Viti

Mediale Vip

Synetia e vogëlushit Rugovë, spektakël në Viti

Më: 10 prill 2018 Në ora: 19:03
Rugova me prindërit e tij

Tashmë në Kosovë bëhet dasëm e festohet mjaft bukur në një syneti, por të bësh spektakël kur ende kujtohet si më e veçanta ndodh rrallë. Po flasim për djaloshin mjaft simpatik që ka edhe një emër shumë domethënës të Presidentit Historik, ai quhet Rugovë, dhe vetëm pak kohë më herët në synetinë e këtij vogëlushi është realizuar një show. Mësojmë se ai ka ardhur me pajton si një princ e ka hyrë në sallën ku ishin shumë të ftuar i shoqëruar me motrën e tij Nurije dhe dy prindërit e tij Hetem dhe Mevlide Murseli.

Si familje ata jetojnë në Madrid të Spanjës, ndërsa janë nga fshati Ballancë i komunës së Vitisë dhe kanë dashur që këtë gëzim të madh familjar ta realizojnë në vendin e tyre, ndërsa me plot muzikë, tupana e me një super spektakël që videon dhe fotot që janë shpërndarë vazhdojnë ende të klikohen dhe të flitet për këtë festë të super organizuar ku kanë bërë që secili i ftuar të jetë kënaqur. Gjithashtu familja ka dashur ta kenë një kujtim të bukur këtë datë të veçantë të Rugovës, dhe për këtë kanë zgjedhur produksionin më të mirë filmik Rino Art, ku jo vetëm ia kanë besuar këtë punë por janë ndarë shumë të kënaqur pasi shihet edhe sa shumë janë parë videot e kësaj synetie të princit të familjes Murseli./BS

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus