subscribe
Nuk dua të martohem se jam e re

Magjistarja

Nuk dua të martohem se jam e re

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:50
Ilustrim

Shifra: Silurela

Jam Silurela jam nga Shqipëria. Unë për herë të parë kam marrë një revistë “Kosovarja”, në dorë dhe pashë adresën e magjistares. Për momentin kam disa probleme me dashurinë. Jam e dashuruar shumë me një djalë nga Kosova, kalojmë shumë mirë, por problemi im është se ai është shumë i dashuruar me mua dhe kjo më bën të vuaj, sepse unë nuk e kam në mend të martohem me të kaq e re. Unë thjesht kam dëshirë ta njoh më mirë, por ai shpesh më thotë kur do ta bëjmë fejesën, si do të mund të më ndihmosh që ky të më harroj mua sepse unë e dua shumë, por nuk dua të martohem kaq e re, sepse jam 22 vjeçare dhe kam kohë të martohem. Në fillim dua të shijoj jetën në mënyrë time, por nuk dua që ta bëj këtë të vuaj për mua. Emri i të dashurit tim është Bekim dt 27.06.1984 të lutem nëse do të keni mundësi të më ndihmosh. Respekt nga Ela.

Përgjigje: Me karakterin tuaj dhe me ndershmërinë tuaj që po shprehni shumë e drejtë dhe e hapur në mendimet e juaj, do të të them atë se çfarë shikoj për ju dhe për të dashurin tuaj Bekimin. Ai është me të vëretë shumë i dashuruar me ju dhe ka të drejtë që është dashuruar sepse keni një karakter shumë të fortë, jeni shumë besnike, pavarësisht që keni preferencat e juaj për jetën tuaj. Është e drejta juaj të bëni jetën si e mendoni ju, por fati flet kundër dëshirës tuaj. Edhe pse ju thjesht dëshironi të kaloni me Bekimin dhe e mendoni thjeshtë si një dëshirë për ju, mirëpo fakti është që me të vërtetë fati juaj. Ti edhe pse dëshiron të bësh shumë karrierë, je e dhënë pas artit dhe dëshiron të bëshesh këngëtare, dëshira juaj do të plotësohet shumë shpejt. Do të keni shumë oferta për martesë, por fati e don dhe kështu ju do të përfundoni bashkë me Bekimin. Ai është kësmeti juaj, edhe pse ti nuk ke dëshirë të marohesh. Fillimisht do të ndaheni për një periudhë afërsisht 2 vjeçare, por do të bashkoheni përsëri në fund të dhjetorit të vitit 2017, që do të takoheni në një restorant në Prishtinë rastësisht. Ju do të jeni me të dashurin tuaj të ri, por pasi do ta shikoni përsëri Bekimin do të të rikthehen ndjenjat dhe përsëri do të pranojë dhe do të lidheni për herë të dytë, atëherë nuk do të ndaheni më. Do të keni tre fëmijë, tri djem. Mëso nga kjo dhe mundohu të mos humbasësh atë që ke sot, do të harrosh vetëm për një kohë ndjenjat e tua, por ky është kësmeti yt.