subscribe
A do me shërohet djali?

Magjistarja

A do me shërohet djali?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:46
Ilustrim

Shifra: T.SH.

Jam një nënë që kam probleme me djalin tim me emrin T.SH. Ai vuan shumë, ka probleme me rrahjet e zemrës dhe nuk ka dëshirë për punë. Është i moshës 26 vjeçare dhe jetojmë në Zvicër. Jemi shumë të shqetësuar për çështjen e djalit tonë, e kemi dërguar në shumë vende, secili njeri na premtonte që do të na ndihmonte, që kishte magji por asnjëri nuk ia ka larguar dhe ai tani vuan edhe më shumë. E nderuara, a mund të na japësh një ide apo ndonjë mendim, a ka djali ynë magji apo jo, ku mund ta gjejmë shërimin e plotë. Presim përgjigje sa më shpejt.

Përgjigje: Djali juaj me emrin T.SH ka këto probleme pasi tek ai është bërë një lloj magjie e cila në të vëretetë është bërë për vajzën tuaj me emrin V, por gabimisht e ka ngrënë ky në ushqim dhe prej sa e ka hëngër magjinë djali juaj është vënë në këso lloj magjish. Magjitë nuk mund t’i largojë secili njeri ato magji që ka ai, ai i ka ngrënë në ditën e martë pas orës 13, kjo magji e tij është bërë kur ka qenë hëna e plotë, ju kanë bërë njerëzit e burrit tuaj. Ata kanë dashur t’ia prishin jetën vajzës tuaj, pasi kanë dashur ta marrin një njeri të familjes tyre, por vajza juaj qenka e martuar dhe paska jetën shumë të mirë dhe magjia e vajzës ka kaluar gabimisht tek djali juaj. Ai vuan pasi këndimi i magjisë është shumë i fortë, magjitë nuk mund t’ia largojë secili njeri. Duhet me dt 13 të çdo muaji, ta gjeni një lum që ecën në krahun e kundërt të rrjedhjes së uji, pasi që dihet se nën tokë ka ujë që rrjedhimi i ujit shkon çdo herë nga perëndimit në det, por që shkon në krahun e kundërt të perëndimit në Evropë ka vetëm një lum të tillë dhe në asi ka dy lumenj të till në tërë botën, janë 3 lume të tillë dhe pasi të qenë këtë lum që rrjedhja nuk bëhet si çdo lum tjetër që shkon e derdhet në drejtimin e perëndimit në det por shkon në krahun e kundërt të perëndimit në Evropë ka vetëm një lum të tillë dhe në asi ka dy lumenj të tillë në tërë botë, janë 3 lumenj të tillë dhe pasi te gjen këtë lum duhet të jetë dia e një muaj të jetë 13, dita e martë në orën 13. Duhet ta merrni djalin tuaj të jeni aty pa u zbardhur mëngjesi do të keni me vete një unazë të argjendit, të jetë e një gruaje që i ka vdekur burri dhe me atë unazë do të keni tri vezë që duhet t’ia theni djalit tuaj me atë unazë. Pasi t’i theni në kokën e djalit tuaj ato tri vezë, merrni ashtu të thyera dhe hidhni në një rrugë kryq atëherë djali do të qetësohet. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur nga ana juaj më shkruani përsëri dhe unë do të ju ndihmoj.