subscribe
Me ndihmoni ju lutem se po vuaj

Magjistarja

Me ndihmoni ju lutem se po vuaj

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Shifra: R.H

Emri  R.H  nga Zvicra, e nderuar, ndoshta është shumë e rëndë kjo që më ka ndodhur por është realitet . Unë kam vite që vuaj në shpirt, nuk e di kujt t’i drejtohem për këtë situatë që vuaj që nga viti 2004. Jam i martuar dhe shoqen e kam shumë të mirë nga pamja e jashtme dhe  vetë po ashtu. Kemi fëmijë dhe kjo histori ka ndodhur kështu. Shoqja ime ishte e para që kisha pasur marrëdhënie në jetën time. Ajo punonte në një firmë që shefi i saj ishte italian, pastronte në një firmë dhe ajo vishej shumë seksi dhe provokonte njerëzit me tanga e me gjëra të tilla. Një ditë më thotë shefi i punës e kishte provokuar nga ana seksuale, ndërsa unë sikur me humor ia kthej, thuaji edhe ti shefit që e ka një grua dhe i ndryshojmë, kurse ajo ma ktheu a ke dëshirë ti që të më ndryshosh me gruan e shefit a? Unë gruan e tij e kisha parë vetëm një herë në festën e Krishtlindjes, dhe nuk ishte e keqe por unë nuk e dija që ky humor do të bëhet realitet. Shoqja i kishte thënë shefit dhe ai vjen një ditë me shoqen e tij në banesë tek ne. Unë nuk isha mësuar të pi alkool, por pi vetëm çaj, kur bëhet ndonjë festë në familje pi vetëm pak sikur të themi një gjysmë gote birrë apo diçka e vogël. Atë natë u zgjat muhabeti pak më shumë dhe pimë më shumë se që duhej dhe  arritëm aty, që unë nuk e di çfarë kishte ndodhur më. Ishte sikur nëpër filma, më kujtohej dhe e di që gruaja ime filloi me shefin e saj të puthej dhe ikën në dhomë vetëm, kurse unë mbeta me nusen e shefit të shoqes. Ajo filloi të më puthte dhe të nesërmen shoqja më pyeti a jam kënaqur. Mua më vinte shumë turp nga vetja ime, por e bëmë me fjalë me shoqen time që kjo do të ishte vetëm një herë dhe nuk do të përsëritej më kurrë, dhe nuk do të diskutohej për këtë temë. Unë nuk arrita të bëj asgjë me gruan e italianit sepse isha shumë i pirë. Por, tash e disa vite më rëndon kjo si e kam lejuar veten të ndodhte kjo gjë, gjithashtu shoqja disa herë më kërkon përsëri t’i ndryshojmë partnerët, por unë e ndjej vetën tepër fajtor dhe nuk e di si t’ia largoj mendjen nga kjo. Faj kam unë çfarë kam bërë, të lutem më jep një mendim apo ndonjë rrugëdalje nga kjo situatë e mallkuar që i kam bërë vetes.

Përgjigje: Në rastin tuaj kjo lojë seksuale që ka ardhur si pasojë e nivelit të ultë familjar dhe social. Nga mungesa e njohurisë erotike në jetën tuaj shpjegohet më mirë të themi nga mungesa e anës erotike tek ju personalisht dhe për këtë krijon kauzin e saj, pasi është në lojë dhe ndikim i alkoolit apo gjërat tjera që te njeriu vijnë nga vetvetja. Për këto arsye gabimi më i madh tek ju të dy si duket personalisht, por edhe tek shoqja juaj është se ju si mashkull nuk i keni plotësuar ndjenjat e duhura shoqes tuaj. Është gjithashtu nga mungesa e natës erotike që nuk nuk ia plotësoni njëri-tjetrit. Ajo vishet dhe provokon meshkujt tjerë pasi është më atraktive se ju. Ka shumë femra që në jetë nuk i realizojnë dëshirat dhe epshet e tyre personale me burrat e tyre, për këtë arsye në botë një shumicë e femrave ndahen, e ndonjëherë janë raste të fshehura dhe kalojnë në ekstreme sikur rati juaj. Por, më e keqja është pasi unë shikoj që ju keni bërë një gabim të madh pasi këto lojëra janë shumë të rrezikshme dhe janë të ndaluara nga ana njerëzore pasi kalojnë kufirin njerëzor dhe bëhen sikur kafshë. Bëhet xheloze për atë që do, pra tek ju mungon dashuria njerëzore, por mesa e shikoj këtu ai shefi i gruas tuaj atë femër që e ka sjellë tek ju nuk e ka pasur grua por të dashur. Unë do të ju këshilloja që t’i nënshtroheni një terapie intensive, ka psikologë për anën seksuale apo familjen terapi. Ndërsa, në anën mentale që ju jeni duke vuajtur shpirtërisht do të ju këshilloja që të keni kujdes, të mos bëni më gabime të tilla se do ta pësoni më keq se në këtë rast. Jeni ju që e keni krijuar këtë situatë me familjen tuaj, prandaj ju duhet të dini si ta kaloni, si ta ndryshoni. Mendimi juaj ka të bëjë me anën metatale, jeni shumë për këtë duhet ta mendoni ndryshe gruan tuaj, pasi dhe ajo ka ndjenja më shumë, duhet t’ia plotësoni dhe tër këto ka materiale dhe kurse, por edhe psikologë shumë të përgatitur dhe të specializuar për problemet e juaja. Duhet të bisedoni edhe më shumë me gruan tuaj për gjërat që kanë vlerë për të, për të ardhmen, bëni planet, komunikoni më shumë që ajo të ndjehet më e plotë me ty. Nëse nuk ia plotëson anën sentimentale zëvendesoje më anën shpirtërore dhe keni për të pasur ndryshime.  Nëse do të keni nevojë përsëri për këshilla më shkruani në skyp: [email protected]