subscribe
Kur do të bëhem bashkë me të dashurin tim

Magjistarja

Kur do të bëhem bashkë me të dashurin tim

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:42

Shifra: Helmazia

Jam Helmazia nga Ausburgu Gjermani, vuaj prej kohësh, e dua një djalë shumë. Kemi kaluar me të qe 2 vite, ai më premton se do të më merr, mirëpo nuk kemi asgjë konkrete. Emri i tij është A .H. dt 23.01.1985,  a thua e ka seriozisht me mua dhe a thua do te martohem me të apo jo?! Unë e kam për herë të parë që dashuroj, nuk dua ta humbas, jo për faktin që i jam dhënë komplet, por sepse është një njeri shumë i mirë, ose të paktën kështu më duket mua. Po ju, si e parashihni të ardhmen tonë, a kam jetë me këtë njeri, a thua do të kemi fëmijë?

 

Përgjigje: Duhesh të jesh shumë e durueshme dhe të bëheni e fortë kur do ta lexoni këtë përgjigje pasi është shumë e dhimbshme. I dashuri juaj me këto të dhëna që më dalin është që nuk do të martoheni këtë vit pasi ka dy vështirësi. E para, është ai ka folur me prindërit e tij që të fejohet dhe të martohet me ju, por prindërit kanë dëshirë të marrin një nuse nga Kosova, nga Ferizaji me emrin K.P. mirëpo i dashuri i juaj nuk është i pajtimit sepse ai është shumë i dashuruar me ju. Mua më del që ai do t’i bind prindërit e tij, pasi të kalojë ky vit dhe ju do të fejoheni në shkurt të vitit të ardhshëm  2018 dhe dasmën do ta bëni në korrik po të vitit 2018. Por, problemi i dytë është se kur do ta keni ditën e dasmës do të ju ndodh një fatkeqësi që ju nuk do të keni mundësi ta ndaloni dot. Në ditën e dasmës tuaj ka për të vdekur në një aksident babai juaj pasi do ta përfundoni dasmën. Ai do të udhëtojë nga restoranti për në banesë, do të ndodh fatkeqësia dhe ai do të pësojë një ndeshje dhe do të kalojë në botën tjetër. Kjo është  pak e dhimbshme, por ju nuk duhet ta ndryshoni ditën e dasmës edhe pse unë jua tregova të vëretën, pasi ajo do të jetë gëzimi i parë dhe i fundit i babait tuaj. Keni kujdes që ai të mos e dijë këtë sekret, por ju duhet të bëheni të fortë, pasi ne të gjithë kemi lindur dhe një ditë do të largohemi nga kjo botë ashtu siç kemi ardhur. E kemi detyrë të ikim, tani dikush ikën më shpejt e dikush më vonë, ashtu siç e kemi riskun nga ai që na krijoi. Unë ju këshilloj të bëheni të fortë dhe atë ditë të dasmës ta gëzoni sa më shumë që babai juaj të largohet me zemrën plot. Jeta kështu e ka!