subscribe
Pse nuk po më donë burri më?

Magjistarja

Pse nuk po më donë burri më?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:38

Shifra: F.V

Zonjë e nderuar, kam disa kohë që e vërej se burri im me emrin F.V dt 21.03.1975 nuk është sikur në fillim. Më herët ai më donte dhe më falte shumë dashuri, kemi tre fëmijë. Burri ka punuar shumë, kemi pasur shumë pasuri, por pasi kemi ndërtuar një villë të re, kanë filluar problemet. Në fillim më është dukur se nuk më donte më, por edhe ai vetë qëndronte shumë ftohtë, si dhe ia pashë disa mesazhe që më vinin në dyshim. Gjithashtu, kisha shumë njerëz që më thonin se burri im kishte gra tjera, por unë vetë nuk e kam parë, vetëm kisha dyshime. Po të shkruaj një ndër mesazhet që kam lexuar në telefon të burrit tim: “Menzi pres të takoj përsëri me ka marr malli shumë, i kujtoj me shumë dashuri herën e fundit kur më solle shumë  peshqeshe dhe jam shumë e lumtur ndaj shoqeve të mijë, krenohem me ty shumë e di që ti ke krijuar familje  dhe ke fëmijë do kisha dëshirë ta din dhe fëmijët e tjerë që kanë dhe një motër".  Me këto sms kam dyshime shumë, thua ka ndonjë grua tjetër apo jo, jemi duke u ndarë të lutem më kthe përgjigje sa më shpejt.

Përgjigje: Merita, ju keni shumë të drejtë që jeni shqetësuar për situatën që ju është krijuar në familjen tuaj pasi keni gjetur mesazhe që jua krijojnë këtë bindje dhe ju mendoni mos ju ka tradhtuar burri juaj. Por, faktet janë krejtësisht ndryshe. Për hir të vërtetës është se burri juaja ka marrë këtë mesazh nga një femër që është fëmija i vëllait të tij. Vëllai i burrit tuaj ka pasur një të dashur, që  nuk kanë pasur mundësi të martohen sepse ajo i përkiste fejës tjetër dhe kishin probleme. Por, pasi ajo mbeti shtatzënë me vëllain e burrit tuaj dhe vëllai i burrit tuaj vdiç, këtë histori e dinë vetëm burri juaj. Burri juaj e kishte amanet nga vëllai i tij që të kujdeset për fëmijën e vëllait të burri tuaj dhe kështu është e vëreteta. Burri juaj e ndihmon dhe takohn fëmijën e vëllait të tij, pra mbesën e tij dhe e respekton, ashtu sikur secili njeri do t’i bënte obligimet për fëmijën e vëllait të tij. Burri juaj nuk jua ka treguar këtë histori, por nuk ka asnjë tradhti në këtë rast. Ai është shumë i drejtë dhe ju nuk keni nevojë të mendoni keq për të. Mundoheni të flisni drejtpërdrejt me të dhe t’ia lehtësoni dhembjen që ajo mbesë e burrit të takojë edhe fëmijët e juaj dhe të keni një lidhje familjare sikur edhe duhet të keni.