subscribe
A do ma lirojnë burrin nga burgu?

Magjistarja

A do ma lirojnë burrin nga burgu?

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:37
Ilustrim

Shifra: Egzona

Jam Egzona nga Italia. Burri im ka rënë në burg, dua ta di sa do të dënohet, a kam shpresë në mënyrë që ta pres apo të kthehem në Kosovë, sepse këtu jetoj por nuk kam pas punë e as shtëpi, jetoj nëpër shoqe, mirëpo ato  kanë familjet e tyre. Burri im ka punuar shumë dhe nuk është marrë me asgjë të keqe, por ndodhi një vrasje dhe shteti mendon që mos ka qenë në duart e burri tim. Jam me dy fëmijë të vegjël, si të veproj. Të lutem e nderuara më jep një përgjigje. Emri i burrit tim është F.R, i lindur më dt.05 02 1978.

Përgjigje: Për Egzonën ndoshta kur të dalë ky numër burri juaj do të jetë me ty pranë sepse më del që burri juaj është totalisht i pafajshëm dhe pritet të dalë dita e ditës nga burgu. Kështu bëjë pak durim dhe ai do të fitoj të drejtë sepse është i pafajshëm dhe brenda 3 ditëve do të lirohet nga burgu, do të jetoni përsëri me burrin tuaj. Ju do të bashkoheni edhe për pak ditë, dhe kjo ndarje e juaj do ta shtojë dashurinë. Së shpejti burri juaj do të fitojë një llotari dhe ju do të ikni nga Italia e do të jetoni në Amerikë. Ai do të luaj lotarinë për në Amerikë dhe do ta fitoni.