subscribe
A do ma shëroje Z.Male, vajzën time

Magjistarja

A do ma shëroje Z.Male, vajzën time

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 12:34
Ilustrim

Shifra: Nëna

Problemi im është vajza jonë për një kohë të gjatë vuan shumë. Ajo flet me veten e saj dhe shikon hije të kam shkruar edhe para disa kohësh dhe më ke kthyer përgjigje që vajza jonë ka shkelur në xhind dhe duhet ta dërgojë në Gjermani tek z.Male. Ne morëm kontakt me të dhe ai na tha që duhet të presim, akoma nuk kemi pasur mundësi të marrim termin tek ai njeri pasi ka shumë njerëz e nuk mundemi të marrim termin. A mundesh ti të na ndihmosh apo duhet të presim sa të vij termini tek z.Male. Na kanë thënë që në fund të muajit të 6. Të lutem a mund të na ndihmosh ti drejt për vajzën apo jo. Ne kemi provuar dhe provojmë në shumë njerëz por nuk mundet askush të na ndihmojë. Shpresa jonë e fundit është z.Male, por duhet të presim. Na jepni një përgjigje e nderuar, si të veprojmë? 

 

Përgjigje: Për sëmundjen që ka vajza juaj, ajo ka shkelur xhind dhe unë ju kam drejtuar tek i vetmi njeri që ka aftësi të lindura që ta shpëtojë vajzën tuaj. Ai është i vetmi që ka forcë në këtë drejtim. Unë kam drejtimin tim të shoh dhe të ju tregoj juve, por gjërat janë të ndara. Secili ka rrugën e tij, nëse z.Male ju ka thënë në muajin e 6 atëherë mundoheni të flisni me të që të kërkoni termin më parë. Ai njeri është dhe nëse flisni ju me të besoj që do të krijojë mundësin të ju marrë më shpejt në trajtimet e tij. Atje do të keni trajtim dhe shërim të plotë për vajzën tuaj.